Raporti vjetor për kanabisin, Ilir Meta ka një porosi për të gjitha institucionet

Presidenti_Ilir_META-e1536603238484.jpg

Presidenti Ilir Meta, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, ka reaguar para pak minutave në lidhje me raportin vjetor të Qendrës Europiane të Drogërave.

Sipas Metës, raporti është një kambanë e fortë alarmi, që duhet të bashkojë të gjitha përpjekjet, për të mos lejuar përsëritjen e këtij fenomeni që ka dëmtuar Shqipërinë.

“Përqendrimi i Policisë së Shtetit, Shërbimit Informativ Shtetëror, Prokurorisë dhe agjencive ligjzbatuese në luftën kundër kanabisit është i domosdoshëm.Raporti vjetor i Qendrës Europiane të Drogave i publikuar së fundmi, është një këmbanë e fortë alarmi që duhet të zgjojë dhe t’i bashkojë të gjitha forcat e përpjekjet për të mos lejuar kurrë më përsëritjen e këtij fenomeni kanceroz për shoqërinë, që aq shumë e ka dëmtuar imazhin e Shqipërisë.Lufta kundër kanabisit është kusht për integrimin europian dhe çdo neglizhencë në këtë drejtim do kishte pasoja tepër të rënda për të ardhmen e vendit”, apelon Presidenti.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303