Raportohet për konflikt në Vlorë, policia e gjen vendngjarjen “bosh”

Një raportim për të shtëna me armë dhe një konflikt nga persona të paidentifikuar kanë alarmuar Policinë e qytetit e Vlorës.

Rreth orës 19:15 në lagjen “Pavarësia” Vlorë, në një rrugicë midis pallateve është marrë informacion për një konflikt, njofton policia. Më tej, blutë e Vlorës kanë shkuar në vendin në fjalë, por efektivët në momentin e mbërritjes nuk ka konstatuar ndonjë konflikt të hapur apo persona të dyshimtë.

“Po punohet për sqarimin e rrethanave dhe për zbulimin e personave të përfshirë në konflikt. Vazhdojnë hetimet për dokumentimin e plotë të ngjarjes”, thotë policia në një njoftim paraprak për ngjarjen.

Lër një koment