fbpx

Raste të reja me COVID, 34 testime në Krujë, ja sa dolën pozitiv

Vijojnë të shtohen rastet me COVID-19 në vendin tonë. Bëhet me dije se gjatë 24-orëve të fundit nga 34 testime të bëra në Krujë, 8 persona kanë rezultuar pozitiv me COVID-19.

Mësohet se një grua ndodhet në gjendje të rëndë në Spitalin Infektiv në QSUT.

Prej disa ditësh në vendin tonë janë raportuar humbje jete, ndërsa shtohen edhe rastet e personave të infektuar.