Vijojnë të shënohen raste të reja me COVID në Berat, ku një punonjëse në repartin e Infektivit ka rezultuar pozitive ndaj testit për koronavirus, ndërsa personi tjetër është nga fshati Duhanas.
Bëhet e ditur gjithashtu se ata janë raste kontakti me të infektuar të tjerë.
Burimet bëjnë të ditur se tamponet për të dy rastet u morën më 31 gusht ndërsa përgjigjet u dhanë ditën e sotme ku priten të komunikohen në orën 16:00 nga Ministria e Shëndetësisë.

