Rastësi apo mesazh i koduar? Ky varg nga kënga e re e Mozzik ‘ndez’ fansat

Reperi Mozzik publikoi ditën e enjte në mesnatë këngën e tij më të re.

‘Dhelpër dinake’ u prit me dyfish interesim nga fansat për shkak se është e para këngë pas zyrtarizimit të ndarjes së tij nga Loredana.

Fabula e këngës që flet për ndarje nga një femër dinake ka bërë që fansat të shprehen të bindur se ky projekt i dedikohet pikërisht ish-partneres.

Por, është edhe një tjetër detaj që është nënvizuar nga fansat në komente tek kënga që ka përjetuar një bum klikimesh.

S’ka ma debate, qikaq e pate

Hiqmu pi qafe’ – është vargu në këngën e Mozzik i cili ka marrë vëmendje.

Kjo për faktin se ‘qafa’ përmendet edhe tek kënga e fundit e Loredanës me po të njejtin titull në të cilin ajo mes tjerash shprehet se ‘do t’ia thyejë qafën’.

Këto ngjashmëri që mund të jenë edhe koicidencë Mozzik ka tentuar t’i shuajë duke thënë paraprakisht se kënga ka kohë që është realizuar vetëm se nuk është publikuar më herët shkaku i projekteve të tjera.