fbpx

Rastet e shumta me COVID, SPAK mund të pezullojë punën

Gjykata e Posaçme Antikorrupsion dhe SPAK mund të detyrohen që të vendosin në fillim të javës për mbylljen ose jo të zyrave të tyre, për shkak të rasteve Covid në këto dy institucione të drejtësisë.

Situata aktuale është problematike për GJKKO dhe SPAK, për shkak se institucionet ndodhen në zyra të vogla me 3 apo 4 persona secila, pasi godina po rikonstruktohet.

Shqetësimi u ngrit edhe nga kreu i SPAK Arben Kraja, i cili kërkoi përfundimin sa më të shpejtë të ambienteve.