Rasti i parë, macja rezulton pozitive me Covid-19

Screenshot_11-10.jpg

Koreja e Jugut ka raportuar rastin e saj të parë, kur një kafshë ka rezultuar pozitive me koronavirus.

Sipas CNN, macja doli me Covid-19 më 21 janar.

Teksa tre mace u testuan për sëmundjen pasi pronaret e tyre një nënë dhe vajza e saj rezultuan pozitive me virusin.

Njëra prej maceve doli e infektuar.

Macja është ndarë nga macet e tjera për të parandaluar përhapjen brenda një strehe për kujdesin e kafshëve shtëpiake.

Ndërkohë nuk ka pasur raportime të kafshëve shtëpiake që mund të infektojnë njerëzit, por njësia e kujdesit po mbikëqyr macen e infektuar.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303