Re të mëdha tymi, evakuohet stacioni i trenit në Paris

Një zjarr i madh ka shpërthyer në një stacion të madh treni në Paris, ku policia raporton “incidente të papranueshme” përpara një koncerti aty pranë.

Stacioni Gare de Lyon u evakuua, me pamjet që tregonin makina dhe skutera në flakë.

Më herët, kundërshtarët politikë të qeverisë së Republikës Demokratike të Kongos kishin bërë thirrje që performanca e muzikantit Fally Ipupa në sallën Bercy, pranë vendit ku ndodhi incidenti, të prishej.

Policia kishte ndaluar protestat, duke folur për një “kontekst politik veçanërisht të tensionuar”.

Një re e madhe tymi ishte e dukshme sipër stacionit dhe tymi u pa gjithashtu brenda metrosë Gare de Lyon dhe stacionet hekurudhore periferike.

Disa nga pamjet tregonin se zjarrfikësit që po ndaloheshin të shuanin flakën.

Policia tha se kjo ishte “sjellje skandaloze” dhe kërkoi që zjarrfikësit të lejoheshin të bënin punën e tyre.

Policia më vonë tha që 23 persona ishin arrestuar dhe 54 persona ishin gjobitur për pjesëmarrje në një protestë të ndaluar.

Autoritetet kishin paralajmëruar më parë se koncerti i Fally Ipupa po zhvillohej në një “kontekst të tensionuar politik midis mbështetësve dhe kundërshtarëve” të qeverisë së RD Kongo-s.

Kishte thirrje në mediat sociale që njerëzit të protestojnë jashtë koncertit dhe ” të përplaseshin me pjesëmarrësit”, thuhet në një njoftim të policisë.

Kundërshtarët e koncertit akuzojnë Fally Ipupa se është shumë afër presidentit të vendit, Felix Tshisekedi, i cili mori pushtetin një vit më parë.

Mediat Kongoleze thanë se anëtarët e diasporës Kongoleze kishin ardhur nga qytete të tjera evropiane, përfshirë Londrën, Brukselin dhe Vjenën, për të provuar të prishin koncertin.