Reagimi i Bebe Rexhës për Flori Mumajesin epik

Ditën e djeshme Flori Mumajesi ishte në qendër të vëmendjes nga mediat për mesazhin që i dërgoi këngëtares së famshme Bebe Rexha.

 “Tak tak…Hape derën, jam unë burri <3. Më shpejt se kaq nuk vija dot”,- i shkruajti Flori.Pas deklaratës që ajo bëri publikisht se ishte në pritje për një mashkull.

Por të gjithë u bënë kuriozë se si do të ishte reagimi i saj dhe çfarë përgjigje do t’i shkruante Bebe.

Këtë gjë na e zbulon vetë Flori:

Bebe me sa duket nuk reagoi fare por ja la “Seen”.Këngëtari e ka pranuar këtë gjë me mjaft modesti duke e shpërndarë atë dhe duke bërë shaka.

“E di që thoni që nuk është e vërtetë por ju siguroj që është e vërtetë. Seen. Ska gjë unë prap të kam xhan”, shkruan Flori./real-news.tv

 

Lër një koment