fbpx

Reagimi i parë i Selena Gomez, pasi Justin Bieber shkroi se e do ende

Screenshot_5-8.jpg

Në fillim të kësaj jave, Justin Bieber i shokoi të gjithë kur bëri një deklaratë për Selena Gomez-in në Instagram.

“Unë absolutisht që e kam dashur dhe e dua Selena-n. Ajo gjithmonë do të ketë një vend në zemrën time, por unë jam marrëzisht i dashuruar me bashkëshorten time dhe ajo është gjëja më e mirë që më ka ndodhur ndonjëherë”, iu përgjigj këngëtari në Instagram një prej ndjekësve.

Tashmë Selena ka bërë postimin e saj të parë në rrjetin social, që pas deklaratës së Justin.

Advertisement

Ajo publikoi një foto të 2018-s, ku shfaqet e veshur me fustan të kuq, ndërsa sheh pas te diçka që i tërheq vëmendjen.

Askush nuk do ta marrë vesh se çfarë do të tregojë këngëtarja, pasi shkruan vetëm: “Kthim pas”.

Selena prej kohësh është fokusuar te vetja e saj dhe te shëndeti mendor.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303