Reagimi i Presidentit Meta për dorëheqjen e Haradinajt

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka reaguar për dorëheqjen e kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj. Përmes një statusi në ‘Facebook’, Meta shprehet krenar dhe i bindur për pafajësinë e Haradinajt.

“Krenar për Ramush Haradinajn dhe i bindur në pafajësinë e tij!

Nuk ka pabesi dhe presion që e thyen Burrin e Shtetit dhe Heroin e Kombit!

Nga sot të gjithë duhet të flemë më pak, të shqetësohemi më shumë dhe të bashkohemi më fort që Kosova dhe rajoni ynë të jenë të pacenuar në paqen dhe sigurinë tonë, si dhe në të ardhmen europiane”, shkruan Presidenti Meta. /real-news.tv/