Kanë bërë një reagim familjarët e Aldi Ramës, të riut që vdiq te Trauma, i cili ditën e djeshme la të vdekur nënkomisarin e policisë Saimir Hoxha
Burime për Fax News, bëjnë me dije se familjarët e 21 vjeçarit që ndërroi jetë pak çaste më parë në spitalin e Traumës për shkak se nuk mundi t’i shpëtojë plagosjes, kanë deklaruar se nuk dinin gjë për ngjarjen dhe se ishin njoftuar vetëm nga media.

