Reagon Bashkia Roskovec për aksidentin në Qafë-Thanë

24 orë pas aksidentit në Qafë-Thanë, Bashkia e Roskovecit ka bërë një reagim për daljen nga rruga të autobusit ku udhëtonin 28 persona, nxënës dhe mësues. Bashkia thotë se të gjithë rezultojnë pa dëmtime fizike të konsiderueshme.

“Janë kryer ekzaminimet mjekësore në spitalin Përrenjas, Librazhd dhe Fier dhe kemi komunikuar me të gjithë familjaret e fëmijëve, falënderojmë Zotin që ishte me ne në ato momente”, thuhet në reagim.

Më tej Bashkia sqaron se si ishte organizuar ekskursioni.

Ekskursioni ishte organizuar nga Bashkia Roskovec, Qendra Social Komunitare në bashkëpunim me dy gjimnazet Roskovec dhe Kurjan, me grupin e të rinjve pjesëmarrës në projektin: “Ideja më e mirë e biznesit –Startup”. Për ketë aktivitet janë ndjekur rregullat:
– njoftimi në DAR Fier
– miratimi me shkrim nga prindërit e fëmijëve pjesëmarrës në aktivitet.
Edhe një herë urojmë të gjithë fëmijët dhe pjesëmarrësit e aktivitetit për kalim sa më të shpejtë të çdo pasoje fizike dhe psikologjike nga kjo ndodhi e pakëndshme gjatë këtij aktiviteti”, sqarohet në njoftim.

Në përfundim të deklaratës, baskia falenderon “të gjithë ata qytetarë të rastësishëm që dhanë ndihmën e parë në transportin e të lënduarve; stafin mjekësor në Përrenjas, Librazhd dhe Fier për ndihmën e shpejtë; policinë dhe gjithkënd që mbështeti në këtë ngjarje”

Lër një koment