fbpx

Reagon për herë të parë Rezart Veleshnja pas lajmeve për largimin nga “Shiko Kush Luan”

Një vëmendje të veçantë në media mori gjatë këtyrë ditëve mungesa e aktorit Rezart Veleshnja nga emsioni “Shiko Kush Luan” nën moderimin e Lauana Vjollcës.

Sipas mediave aludohej se Veleshnja dhe Luana Vjollca kishin pasur debate dhe përplasje bashkë.

Aktori ka vendosur të reagojë së fundmi në llogarinë e tij në instgaram duke publikuar një lajm fake ku dukshëm emri i Launës në lajm ishte ngatërruar me emrin e Marinës, motrës së saj.

Aktori ka quajtur këto lajme të pavërteta teksa shkruan:

 “Hahaha e ka emrin Luana o ti çun që ke këtë faqen dhe merr 40 mijë lek në muaj për të bërë lajme fake. Mëso emrat njëherë pastaj mashtro në lajme. Dhe s’ka asnjë sherr përveç kohës që kam qenë i zënë, palaço njerëz.”- janë fjalët e tij.