fbpx

Reagon Ronela Hajati, u jep fund aludimeve mbi “censurimin” e performancës në Eurovizion: E vërteta është që…

800-0-d189a1c35f114024c48c03850fb54c75.jpg

Para disa ditësh Eurovisioni ka fshirë nga faqja zyrtare fotot e Ronela Hajatit gjatë performancës.Fotot janë konsideruar shumë “provokative” dhe të pahijshme.

Ronela ka folur edhe njëherë rreth këtij eventi duke i vënë kapak të gjitha aludimeve. Së fundmi në një intervistë ajo ka sqaruar prapaskenat e “censurimit” të performancës së saj.

“E vërteta është që fotoja u zëvendësua. Pastaj patëm një komunikim të vogël, por pasi u rishikuan gjithë gjërat, performanca është tepër normale. Është show në fund të ditës. Më s’do ndryshohet asgjë, thjesht do bëhet më bukur”,– ka thënë Ronela.

E kur nga të gjithë u aludua se do të kishte një censurim, po vetë këngëtarja çfarë mendimi ka?

“Jo, me rëndësi ka produkti final, kështu që janë gjëra të vogla, të rregullueshme që ndodhin tek 80 përqind e shumë performancave të shumë artistëve. Sepse gjërat duhet të shikohen, derisa të meren vendimet e fundit. Ne jemi munduar shumë që gjërat të dalin mirë, kështu që nuk ka pse të censurohet asgjë,”– është shprehur Ronela.

Kujtojmë se në një intervistë të afërt, Ronela ka sqaruar se veprimi i “censuruar” ishte thjesht një lëvizje dore dhe se duhej të ishin marrë foto të tjera gjatë performancës në skenë.

“Është një lëvizje, që thjesht shkon dora dhe është kapur aty. E di si është puna, kemi pasur një suport shumë të madh nga njerëz që as nuk i njoh. Komentet negative janë shumë të pakta. Unë i pikas këto se dua t’i shoh. Problemi është se komentet pikante janë vetëm bullizuese dhe të poshtra, sa je shëndoshur sa kile ke shtuar. Koreografia është censuruar se ka video të tjera që duhet të ishin marrë”– tha Ronela.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303