Reali fiton përballë Sevillias, ngjitet në vendin e tretë

Screenshot_9-6.jpg

Real Madridi ka marrë një tre pikësh të rëndësishëm në sfidën e javës së 20-të La Ligas duke mposhtur në Santiago Bernabeo skuadrën e Sevillias.

Të besuarit e Santigao Solarit morën një fitore me rezultatin e pastër 2-0, me të dy golat që u shënuan në pjesën e dytë të takimit.

Një fitore e vuajtur për vendasit të cilët golin e parë e shënuan në minutën e 78-të të takimit me anë të Casemiros që realizoi në mënyrë spektakolare nga një distancë e largët.

Për të vulosur shifrat në 2-0 mendoi fituesi i “Topit të Artë”, Luka Modriç, i cili i vetëm përballë portierit e dërgoi topin në fund të rrjetës.

Pas kësaj fitoreje Reali i Madrdit ngjitet në vendin e tretë në kuotën e 36 pikëve, shtatë pikë më pak se Barcelona

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303