32.5 C
Tirana
E mërkurë, 19 Qershor, 2024

TË FUNDIT

Rebelët e mbështetur nga Turqia përforcojnë frontin rreth Manbij, në Siri

spot_img

Forcat siriane të mbështetura nga Turqia kanë përforcuar zonën përreth qytetit Manbij, tha të hënën një zëdhënës i rebelëve, pasi ata përgatiten për tërheqjen e trupave të SHBA pas vendimit të befasishëm të Uashingtonit për t’u larguar nga Siria.

Aktiviteti ushtarak i rritur vjen kur Ankaraja dhe Uashingtoni kanë rënë dakord të koordinojnë tërheqjen e SHBA. Vendimi i papritur i presidentit amerikan Donald Trump i ka dhënë fund politikës amerikane në rajon dhe i ka lënë hapësirë Turqisë për të ndërmarrë aksione kundër forcave siriane kurde të YPG përgjatë kufirit të saj.

“Njësitë nga Ushtria Kombëtare Siriane u drejtuan drejt frontit Manbij dhe morën pozicione paraprake në përgatitje për betejën”, tha Major Youssef Hamoud, zëdhënësi i Ushtrisë Kombëtare, forca rebele kryesore e mbështetur nga Turqia në zonë. Grupi synon të unifikojë fraksione të ndryshme në Sirinë veriperëndimore./real-news.tv/

spot_img

Latest Posts

spot_img

Më të lexuarat