fbpx

Receta fantastike me mollë për pastrimin e zorrës së trashë

Apple-Smoothie-3-1.jpg

Mënyra më e mirë për të mbajtur zorrën e trashë të pastër është duke pirë ujë mjaftueshëm dhe një dietë e shëndetshme dhe e ekuilibruar. Është jashtëzakonisht e rëndsishme të pastroni herë pas here zorrën e trashë, pasi është organi përfundimtar i sistemit të tretjes, që është përgjegjës për hidratimin e duhur të trupit, riciklimin e acideve yndyrore dhe thithjen e vitaminave. Ne sot do ju tregojmë një recete me mollë, që është shumë efektive për pastrimin e zorrës së trashë.

Molla është opsioni perfekt për pastrimin e trupit nga toksinat dhe lehtësimin e simptomave të pakëndshme si kapsllëku, diarreja dhe pezmatimi.

Përbërësit

Një mollë

1 lugë gjelle fara chia (10 g)

2 gota ujë (400 ml)

1 lugë gjelle fara liri (10 g)

1 lugë gjelle mjaltë (25 g)

Përgatitja
Futini në ujë farat e lirit dhe chia-t për 6 orë. Lani mollën me kujdes dhe copëtojeni në copa të vogla. Vendosni farat e njomura, mollën dhe mjaltin në një blender. Shtoni ujë në përzierje dhe përziejeni atë. Lëreni pijen të qëndrojë për 3 orë në frigorifer. Pini një gotë në mëngjes, me stomakun bosh, për një javë, dhe do të ndiheni më mirë.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303