fbpx

Receta/ Shurupi i bërë vetë kundra kollës dhe gripit

640-0-5dc56ebe4320a.png

Shuruprat e kollës të blerë në farmaci shpesh përfliten për kimikate dhe përbërës të dyshimtë dhe të rrezikshëm për shëndetin tuaj dhe të fëmijëve. Nëse doni një zgjidhje natyrale kundra kollës dhe gripit, po ju tregojmë recetën e një shurupi të bërë vetë i cili bashkon pesë përbërësit më të fuqishëm për trajtimin e tyre.

Përbërësit:

¼ lugë çaji xhinxher (i grirë)

¼ lugë çaji piper i kuq djegës

1 lugë gjelle uthull molle

1 lugë gjelle mjaltë

2 lugë gjelle ujë i distiluar

Përgatitja:

Merrni një tas të vogël.

Shtoni gjithë lëngjet në të (uthullën e mollës, mjaltin dhe ujin).

Shtoni xhinxherin dhe piperin e kuq djegës

Përzieni gjithëpërbërësit me një lugë derisa të shpërbëhen.

Transferojeni shurupin në një kavanoz qelqi.

Mbylleni dhe ruajeni në frigorifer.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303