fbpx

Reciprociteti/ Albin Kurti, i kthen përgjigje të fortë përfaqësuesit të BE Lajçak

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar ndaj Përfaqësuesit Special të BE-së, Miroslav Lajcak, i cili ka kundërshtuar dhe ka kërkuar që menjëherë të largohen masat e reja të reciprocitetit të vendosura ndaj Serbisë në mbledhjen e së shtunës nga Qeveria e Kosovës.

Kurti ka thënë se të refuzosh parimin e reciprocitetit të vendosur nga Qeveria e Kosovës është njëjtë sikur t’ia mohosh Kosovës që të ushtrojë të drejtat si një shtet sovran.

“Refuzimi i parimit të reciprocitetit për Republikën e Kosovës është njëjtë sikur t’i mohosh të drejtën për të ushtruar të drejtat e veta sovrane”, ka shkruar Kurti në Facebook e tij, i cili nuk ka harruar të nënvizojë se Serbia duhet ta shohë Kosovën si partner të barabartë në çdo tavolinë dialogu.