fbpx

Reciproriteti me Serbinë/ Sali Berisha bën deklaratën e papritur

berisha-sali-770x405.jpg

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar sot për vendimin e Qeverisë së Kosovës për vendosjen e reciproritetit me Serbinë për targat e automjeteve. Në një postim në rrjetin social Facebook, Berisha dënon reagimin e Ramës për çështjen në fjalë.

Kosova vendosi dje reciprocitetin me Serbine.

Te dashur miq, Republika e Kosoves vendosi dje reciprocitetin me Serbine dmth makinat me targa serbe qe hyne ne Kosove detyrohen te vendosin ne targe te perkohshme me afat skadimi 60 ditor qe kushton euro 5 njelloj sikunder Beogradi detyronte makinat e Kosoves qe kalojne ne territorin e Serbise.

Pas kesaj mase reciprociteti te imponuar nga diskriminimi qe Beogradi u bente makinave me targe te Kosoves qe udhetonin ne territorin e Serbise, Serbet ne Veri te Kosoves me urdher te Beogradit reaguan me bllokimin e rrugeve te cilat i çbllokoi policia e Kosoves.

Pershendes kete mase te qeverise se Kosoves per vendosjen e reciprocitetit midis vendeve te barabarta dhe denoj reagimin destabilizues te serbomadhit Vuçiç dhe heshtjen e argatit te tij ne Tirane, Zografi bis ndaj qendrimit te padronit te tij Vuçiç. sb

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303