fbpx

Reforma territoriale/ LSI akuza të forta mazhorancës: Rilindësit mashtrojnë

petrit_vasili.jpg

Nënkryetari i LSI Petrit Vasili me anë të një statusi në “Facebook” shkruan se Rilindja mashtron, duke thënë se do kursejë 60 milionë dollarë në vit, por se në fakt grabit 92 milionë euro.

“Mashtruan rilindasit se do kursenin 60 milion dollarë në vit me reformën administrative, por grabisin 92 milion euro. Kur u zhvillua reforma administrative ne vitin 2014 u premtua dhjetëra e qindra here nga Edi Rama e rilindasit se do kursehen 60 milion dollarë në vit dhe gati 240 milion dollarë ne 4 vjet.

Ka ndodhur e kundërta shpenzohen plot 92 milion Euro per 8100 vende pune te shtuara ne pushtet lokal si qerasje për militantet. 92 milion euro qe do te ishin nje financim qe zgjidhte problemet e shëndetësisë për pandeminë.

92 milion ose 3 spitale rajonale të standardeve te larta. 92 milion euro apo një ndihme shume e madhe qe do shpëtonte nga mbyllja mijëra biznese”, shkruan ndër të tjera Vasili.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303