fbpx

Reforma Zgjedhore, Ambasadorja gjermane: Opozita të heqë dorë nga bojkoti

Ambasadorja-gjermane.jpeg

Në foto: Susanne Schütz, ambasadorja e Gjermanisë

Ambasadorja Susanne Schütz nga tryeza e reformës zgjedhore i ka bërë thirrje opozitës që të heqë dorë nga qëndrimi bllokues dhe të kthehen në Parlament për ta bërë reformën e zbatueshme.

Më tej, Schutz u shpreh se ajo e përshëndet faktin që procesi i reformës po përparon dhe se Gjermania do ta mbështesë këtë reformë edhe financiarisht me anë të punës së ekspertëve të pavarur.

Ne përshëndesim faktin që procesi i reformës zgjedhore po përparon nëpërmjet paraqitjes këtu ditën e sotme të një dokumenti pune. Gjermania mbështet financiarisht punën e ekspertëve të pavarur në procesin e reformës zgjedhore. Është e rëndësishme që të mos humbni kohë. Ne presim që të gjithë grupet paralamentare, duke përfshirë edhe opozitën të heqin dorë nga qëndrimi bllokues dhe të kthehen në Parlament për të vijuar menjëherë me reformën zgjedhore dhe për ta bërë atë të zbatueshme deri në zgjedhjet e ardhshme vendore.

Në tryezën e reformës zgjedhore, mori pjesë vetëm maxhoranca dhe parti të tjera, ndërsa opozita zgjodhi sërish bojkotin.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *