fbpx

Reforma zgjedhore, Basha përfundon takimin me aleatët

Teksa klima politike nxehet nga momenti në moment në PD Basha vijon konsultimet me aletatë. Vetëm pak më parë ka përfunduar takimi i kryedemokratit Lulzim Basha me aleatët e opozitës së bashkuar në selinë blu.

Në fokus të takimit që zgjati rreth një orë ishin debatet për ndryshimet në Kodin Zgjedhor, lidhur me zhvillimet në Këshillin Politik.

Mazhoranca ka paraqitur një draft për mënyrën e formulimit të listave të hapura dhe koalicioneve parazgjedhore, që është refuzuar nga opozita jashtëparlamentare.