fbpx

Reforma Zgjedhore/ Basha rrëfen presionin e ndërkombëtarëve ndaj Edi Ramës

basha-rama.jpeg

Presioni ndërkombëtar duket se ka ulur të dyja palët në tryezën e Reformës Zgjedhore. Këtë pretendim e pranoi indirekt edhe kreu i PD-së, Lulzim Basha në një prononcim për mediat.

Sipas tij, presioni ka qenë mbi mazhorancën për ta detyruar që Reforma Zgjedhore të bëhet vetëm me konsensus të opozitës, dhe jo brenda Parlamentit.

Basha iu përgjigj gazetarëve se detyrimi i ndërkombëtarëve është keqkuptuar duke sqaruar se ishte ajo që uli mazhorancën dhe e nxori nga parlamenti sipas tij, ilegjitim.

“Pyetja: Tryeza për Reformën Zgjedhore ishte detyrim nga ndërkombëtarët?

E keni keqkuptuar. Detyroi mazhorancën ta pranojë dhe ta nxjerrë nga Parlamenti ilegjitim, nga pseudo- parlamenti me Damian Gjiknurët, Imerët dhe ta ulë në tryezë jashtë parlamentit me opozitën dhe që Reforma Zgjedhore të hartohet dhe miratohet me konsensus të plotë me opozitën. Pyetje për Edi Ramën pse donte ta ndiqte procesin me Damian Gjiknurin i cili duhet të ishte në burg. ”- tha Basha pas takimit me komisionerin për Zgjerimin.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303