fbpx

Reforma Zgjedhore/ Basha-Varhelyit: Opozita kontribut maksimal, jemi të angazhuar plotësisht

Kreu i opozitës, Lulzim Basha me anë të një statusi në rrjetin social Facebook, ndërsa ka falenderuar Komisionerin për Zgjerimin, ka deklaruar se opozita është e angazhuar plotësisht që Reforma Zgjedhore të miratohet në mënyrë konsensuale, jo të njëanshme.

“Faleminderit Komisionerit Oliver Varhelyi për përkushtimin për konsensus të të gjitha forcave politike për reformën elektorale në Shqipëri: Opozita është plotësisht e angazhuar dhe po kontribuon për ta përmbyllur reformën me garanci të mjaftueshme për një proces të ndershëm zgjedhor. Kjo është e rëndësishme për të rikthyer besimin e shqiptarëve tek demokracia pas manipulimeve të rënda zgjedhore dhe skandaleve të blerjes së votave në zgjedhjet e shkuara dhe po kaq përcaktuese për përmbushjen e një prej kritereve të rëndësishme nga 15 kushtet për integrimin europian të Shqipërisë.”- u shpreh Basha.