Reforma zgjedhore/ Drafti i PS për emigrantët, votimin elektronik e reklamat

Sipas Shqiptarja.com, zbardhen detaje nga drafti i Kodit Zgjedhor të depozituar nga PS-ja. Sipas dokumentit të siguruar Kodi i ri Zgjedhor do të fusë identifikimin, votimin dhe numërimin elektronik, për herë të parë në votimet shqiptare, por sipas draftit, këtë do ta vendosë KQZ-ja, por pas testimit të teknologjisë që do të përdoret.

Për herë të parë do të mundësohet edhe votimi i shqiptarëve që jetojnë jashtë vendit dhe sipas draftit, Votat e diasporës i bashkohen qarkut Tiranë. “Emigrantëve ju shkon fleta e votimit në shtëpi me postë”-thotë drafti, duke saktësuar se ata duhet të kenë deklaruar adresën e banimit.

Po sipas këtij drafti, partive dhe institucioneve u ndalohet reklama në media 3 muaj para zgjedhjeve.

Ky draft është bërë vetëm nga PS, e cila është bashkë me PD-në në Komisionin e Posaçëm të Reformës Zgjedhore dhe shumica kërkon votim këtë javë për këtë draft, ndërsa PD-ja e ka kundërshtuar.

Lër një koment