Reforma Zgjedhore, Hajdari ashpërson tonet: Ta harroni që…

Bashkëkryetarja e Komisionit për Reformën Zgjedhore Rudina Hajdari ka hapur mbledhjen e Komisionit për Reformën Zgjedhore të thirrur me shoqërinë civile. Ajo tha se komisioni do shqyrtojë në mënyrë të plotë rekomandimet e OSBE-ODHIR.

Harrojeni që ky komision të konsiderojë në mënyrë të pjesshme rekomandimet e OSBE-ODHIR. Tre janë pikat ku ne duhet të bazohemi fort. Të vendosin qytetarët, hapja e partive politike, nxitja e alternativave të reja. Ne duhet të kemi më shumë hapsirë që t’i japim shqiptarëve alternativa të reja”, u shpreh Hajdari.