fbpx

Reforma zgjedhore/ Hajdari: Rama i ka kthyer në pëllumba deputetët

Screenshot_53-545x360.jpg

Bashkë-kryetarja e Komisionit Parlamentar për Reformën Zgjedhore, Rudina Hajdari, ka folur serish në lidhje me debatet mes palëve në komision.

Hajdari tha se Sistemi Zgjedhor është një çështje shumë e rëndësishme, pasi ndryshimi i këtij sistemi do të sjellë një parlament më dinjitoz dhe një demokraci më funksionale dhe njerëzit do të ndihen më të përfaqësuar.

“Unë jam në atë tryeze dhe përfaqësoj atë vullnet të popullit që do që ky sistem të ndryshojë. Çfarë do marr unë nga kjo gjë? Nuk mund të dal nga ajo tavolinë pa marrë diçka. Në momentin që mua më thuhet që Rudinë nuk ke për të marrë asgjë nga ky propozim që ke bërë, unë nuk e shoh praninë timë në atë këshill të dobishme”, tha ajo në studion e lajmeve të Abc Neës.

“Kemi një kryeministër që nuk lëshon pe, nuk do t’ia dijë fare. Është arrogant në maksimum. Do që të ketë këtë lloj sistemi pasi do të ketë pranë tij disa njerëz që ai i konsideron si pëllumba, që i man aty dhe që i rrinë urtë. Pëllumba i ka të gjithë. Vetëm pëllumba që s’janë ata, po i ka zbutur aq shumë Edi Rama sa pëllumba janë bërë“, vijoi ajo.

 

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303