fbpx

Reforma Zgjedhore/ Mazhoranca dhe opozita ulen në tryezë, çfarë pritet të ndodhë?

Opozita dhe mazhoranca do të ulën sërish në tryezë për të diskutuar në lidhje me Reformën Zgjedhore, por çfarë pritet nga takimi?

Më parë, kujtojmë që opozita e kishte braktisur këtë komision.

Mësohet se pas pak minutash fillon mbledhja e këtij komisioni dhe në të do të marrin pjesë Oerd Bylykbashi nga PD dhe Petrit Vasili nga LSI.

Ndërkohë, në komision gjendet edhe opozita parlamentare e përfaqësuar nga Rudina Hajdari.

Përmes një deklarate për shtyp, Lulzim Basha tha se Reforma Zgjedhore që i hap rrugë zgjedhjeve të lira dhe të ndershme është një kusht për integrimin e vendit.

Pjesëmarrja

DAMIAN GJIKNURI
(Bashkekryetar i Komisionit te Posaçem per Reformen Zgjedhore/Perfaqesues i Partise Socialiste)

OERD BYLYKBASHI
(Perfaqesues politik i Partise Demokratike)

RUDINA HAJDARI
(Bashkekryetare e Komisionit te Posaçem per Reformen Zgjedhore/Perfaqesuese e opozites parlamentare)

PETRIT VASILI
(Perfaqesues politik i Levizjes Socialiste per Integrim)