fbpx

Reforma zgjedhore/ Mblidhet Këshilli Politik, nesër afati i fundit

keshilli-politik-1-600x360.jpg

Dita e diel shënon dhe fundin e afatit për të arritur në një konsensus. Sot duke filluar nga ora 17:00 janë mbledhur në pallatin e Kongreseve palët e përfshira në Këshillin Politik, për t’i dhënë fund ndasive e për të arritur në një reformë zgjedhore.

Damian Gjiknuri i maxhorancës, Oerd Bylykbashi i opozitës, Rudina Hajdari e opozitës parlamentare si dhe Petrit Vasili i LSI, janë mbledhur për të disatën herë në këto ditë të fundit, për të diskutuar mbi çështjet që ndajnë palët deri më tani.

Pritet që takimi të jetë i gjatë dhe ende mbetet mister nëse opozita e mazhoranca do të arrijnë akord për një numër çështjesh mbi zgjedhjet, e veçanërisht për futjen e teknologjisë dhe identifikimin biometrik të votuesve.

 

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303