fbpx

Reforma Zgjedhore, Meta: Do t’i firmos menjëherë ndryshimet…

Presidenti Ilir Meta ashtu siç njoftoi më herët, ka dalë në një konferencë për media ku deklaroi se është mjaft i kënaqur me zhvillimet e fundit në Reformën Zgjedhore dhe se mezi pret që ajo të mbyllet më 31 Maj që ta firmosë menjëherë.

“Jam i kënaqur që ndjek në media  që ka përparime për Reformën Zgjedhore. Mezi pres që palët të mbajnë fjalën dhe në datën 31 maj të mbyllet me konsensus me të gjitha ndryshimet që kërkohen nga BE dhe partnerët e tjerë. Dhe menjëherë si president do ti firmos këto ndryshime  sapo të vijnë për të dhënë një lajm të mirë për Shqiëprinë dhe Tiranën te ndërkombëtarët”, tha Meta.

Po ashtu, kreu i shtetit tha se ka zhvilluar një takim me KLGJ ku i ka kërkuar plotësimin e vakancave.

“Transparenca institucionale me rëndësi për demokracinë. Ligji për aktivitete të turizmit detar për shkak të gjuhën që përmbante.

Presidenti ka vijua komunikimit me KLGJ për të plotësuar vakancat. Kërkova plotësim të vakancacve. Njëkohësisht kam zhvilluar një bashkëbisedim me Europa nostra të cilët i kam falenderuar për bashkëpunimin dhe mbrojtjen e teatrit”, tha Meta.