fbpx

Reforma Zgjedhore/ Përfundon mbledhja me ekspertët e ODIHR

91115b5c-ef00-4ac7-bd86-b425c2e02bfc-1100x620-770x433.jpg

Mbledhja e ekspertëve të OSBE/ODIHR me përfaqësuesit politikë të tryezës së Reforms Zgjedhore ka përfunduar. Takimi që kishte nisur që në orën 17:00 kishte si synim paraqitjen e drafteve të palëve të ndryshme tek ekspertët e ardhur nga jashtë.

Në përfundim të takimit deputetja Rudina Hajdari njoftoi se nesër do të zhvillohet takimi me të gjithë ekspertët e palëve në këtë proces.

“Ishin dy ekspertë që kanë ardhur nga ODIHR, me shumë eksperiencë mbi proceset zgjedhore. Sot ishte një prezantim i tyre, nesër do të takohen të gjitha ekspertë do të merret parasysh të gjitha draftet që kemi hedhur në tryezë si në Komisionin e Reformës Zgjedhore, por edhe draftet e mëparshme”, tha Hajdari.

Optimist për mbarëvajtjen e procesit është shprehur bashkëkryetari i Komisionit për Reformën Zgjedhore, Damian Gjiknuri.

“ODIHR ka sjellë një grup permanent në mbështetje të grupit të punës. Nesër kemi mbledhjen tjetër ku dot ë fillojmë të diskutojmë propozime. Besoj se do ta gjejmë shumë shpejt konsensusin për financimin e fushatave zgjedhore”, tha ai.

Për mediat u shpreh dhe përfaqësuesi i opozitës, Oerd Bylykbashi i cili theksoi nevojën për një konsensus mbi standardet.

“Diskutuam modalitete e bashkëpunimit. Objektivi ynë është që të arrijmë konsensus mbi standardet e BE-së, për të garantuar që zgjedhjet e tjera të jenë të kundërta me atë që panë në 30 qershor”, Bylykbashi.

Grupi i ekspertëve të OSBE/ODIHR do të qëndrojë në Tiranë deri më 15 mars, dita kur është dhe afati i fundit i miratimit të draftit që do të dalë nga kjo tryezë për Reformën Zgjedhore.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303