fbpx

Reforma Zgjedhore, reagon Klajda Gjosha: Shumë vonë, mazhoranca e minoi

gjosh.jpg

Ish-deputetja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Klajda Gjosha në një dalje për media, deklaroi se mazhoranca po minon reformën zgjedhore, dhe se afati i caktuar nga palët, 15 marsi, është shumë larg për votimin në Kuvend të draftit të ‘dakordësuar’.

Këto shqetësime, që për opinionin publik nuk kanë qenë të dukshme deri më tani kur palët janë ulur në një diskutim gjithëpërfshirës, Gjosha i bëri të ditura pas një takimi që disa ish-deputetë të opozitës së bashkuar patën me raporteren për Shqipërinë në Parlamentin Evropian, Isabel Santos.

“Unë i kërkova sot zonjës Santos një kërkesë të drejtë për drejtë për mazhorancën, e cila nuk duhet të sabotojë dhe të minojë në asnjë moment Reformën Zgjedhore që është hapi i parë për të plotësuar dhe një nga kushtet e Bundestagut për t’i dhënë mundësi Shqipërisë të çelë negociata në muajin mars, por mbi të gjitha për t’i dhënë mundësi shqiptarëve të votojnë të lirë për të zgjedhur qeverinë e tyre, për të zgjedhur të ardhmen e tyre dhe për t’i dhënë fund krizës politike dhe institucionale në vend. Më vjen shumë keq që për të minuar Reformën Zgjedhore mazhoranca përdor taktika të ndryshme duke sabotuar në të njëjtën kohë Reformën në Drejtësi, duke ulur kështu besimin tek Reforma në Drejtësi me manipulime nga më të ndryshme, të cilat i kemi parë gjatë ditëve të fundit dhe duke minuar në të gjitha mënyrat Gjykatën Kushtetuese që është dhe thelbi kushtetues i këtij vendi, por është dhe dera e vetme jo vetëm për politikanët, por mbi të gjitha për qytetarët shqiptar. Ndaj dhe në të gjitha mënyrat duhet gjendur zgjidhja për të hequr dorë më radhë të parë nga minimi i Reformës Zgjedhore dhe për mua data 15 mars është shumë vonë. Reforma Zgjedhore duhet të miratohet që nesër dhe opozita është në atë tryezë për ta bërë të mundur këtë.”, tha Klajda Gjosha.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303