fbpx

Reforma Zgjedhore, Rudina Hajdari shpërthen: Palët i shkelin syrin njëri tjetrit

Deputetja dhe përfaqësuesja e opozitës parlamentare në mbledhjen e Këshillin Politik, Rudina Hajdari ka plasur disa akuza ditën e somte.

Sipas saj reformës zgjedhore i është bërë bisht dhe se palët sipas saj i shkelin syrin njëri-tjetrit.

“Këshilli Politik nuk është një tryezë ku diskutohet se çfarë thanë kryetarët e Partive. Po diskutohen edhe mandatet. E dini pse ndodh kjo?! Sepse kur mundohet të diskutohet për Reformën Zgjedhore, këta i bëjnë bisht dhe i shkelin syrin njëri-tjetrin. Këta nuk kanë asnjë lloj garancie në mënyrë që për shqiptarët të ketë një garë të ndershme mes shqiptarëve.”, tha ajo.