fbpx

Reforma Zgjedhore/ Spiropali shënjestron opozitën: PD-LSI bëjnë pazare

Ministrja Elisa Spiropali tha gjatë fjalës së saj në Parlament se opozita parlamentare dhe joparlamentare janë mjaft të ngjashëm sa i takon qëllimeve ndaj Reformës Zgjedhore.

Por për këto Spiropali i bën apel opozitës së re që mos fajësojë as mazhorancën dhe as sistemin pasi opozita joparlamentare i nxorri nga partia, i quajti tradhëtarë dhe aty duhet ta gjejnë fajin.

”Keni dy gjëra të përbashkëta me opozitën jashtëparlamentare. Të ktheni mbrapsht rrotën e historisë dhe mendoni se pakica mund të pengojnë shumicën.
Opozita joparlamentare thotë se e kundërshton për Reformën Zgjedhore, për dy arsye, në fakt po bën pazar. Sepse nuk do depolitizim si dhe do që gjyqtarët pa vetting të hyjë në Kolegjin Zgjedhor. Vjen era myk, dhe do të mbajë sistemin e vjetër të drejtësisë.
Po ju kë sistem doni. Mos hajdeni këtu edhe thoni se sistemi, sistemi demokratik nuk varret nga sistemi por nga implementimi i mirë prej tij.
Nuk mund të fusin në Kolegj Zgjedhor gjyqtarë që më pas nuk mund të vetohen për 4 vite.
Sa i përket Teatrit, ata s’janë artistë por disa politikanë që janë tallur gjithë jetën, edhe më parë me veten e tyre me vendimet. Janë disa korifenj trushpëlarë.
99% e artistëve që i kanë dhënë shpirt kësaj skene do vijojnë të jetojnë aty sepse Teatri shqiptar duhet të jetë dinjitoz.
Opozita joparlamentare do të bëjë pazar për të vijuar me status- quo e partisë së tyre. Ju doni të mbijetoni politikisht. Për këtë fajin nuk e ka mazhoranca por partia që ju ka nxjerrë ju tradhtarë, dhe nuk ju jep asnjë shans që bëtë gjënë e duhur.Ju e mbajtët opozitarizmin. Gjejeni aty problemin jo tek mazhoranca.”- tha Spiropali.