fbpx

Reforma Zgjedhore/ Vasili: Rama do që të shkatërrojë konsensusin

Nënkryetari i LSI Petrit Vasili ka folur në “News 24” për Reformën Zgjedhore, ku ka lëshuar një sërë akuzash ndaj Edi Ramës.

“Kryeministri tha dje se nuk më interesojnë propozimet e opozitës, por më interesojnë vetëm propozimet e OSBE ODIHR-it. Në Shqipëri ka ndodhur vetëm një fenomen, grabitje dhe vjedhje e votës. Kjo maxhorancë ecën me divizën “ju votoni se ne numërojmë votat”. Rama e tha qartë se nuk negociojmë asgjë. Ne kërkuam që maxhoranca të tërhiqet, duke qenë se nuk do konsensus”, tha Vasili.

Petrit Vasili u shpreh se opozita e bashkuar ka përballë një njeri si Damian Gjiknuri që sipas tij është kapur në vjedhje votash, duke shtuar se maxhoranca është e vendosur që të kompromentojë procesin.

“Gjiknuri u vendos hapur në krah të zonjës Hajdari. Ata kërkonin që të vazhdohej si të vijohet diskutimi me sistemin. Gënjeshtra nuk ka qenë ndonjëherë meritë, por një turp. Aq më tepër në moshë të re, të jep nurin e karakterin. Fakti që gjiknuri është kapur në vjedhje votash është problem shumë i madh moral. Sigurisht është një tregues i keq. Ky është kompromentim politik. Maxhoranca do që ta kompromentojë këtë proces”, deklaroi Vasili.