fbpx

Reforma Zgjedhore/ Yuri Kim: Punoni edhe në fundjavë, edhe 2-3 çështje pa u zgjidhur

Pas përfundimit edhe të mbledhjes së ditës së sotme të Këshillit Politik që po punon për reformën zgjedhore, ambasadorja e SHBA në vendin tonë, Yuri Kim, ka reaguar në lidhje me ecurinë e kësaj reforme.

Në një postim në Twitter, ajo shkruan, se ditën e sotme ka pasur progres, ndërsa mbeten pa zgjidhur edhe 2-3 çështje.

“Më shumë progres sot, 2-3 çështje të mbetura. Partitë duhet të punojnë gjatë fundjavës, për të arritur një marrëveshje brenda 31 majit, siç premtuan. Në negociata jo çdokush do të marrë atë meriton . Jeni pranë, mos pushoni, mos zhgënjeni”, shkruan Kim.