Refuzoi të bashkëpunonte me Rihannën, këngëtari i njohur zbulon arsyen pse

Edhe këngëtarja e njohur Rihanna mund të përballet me refuzime në jetën e saj. Këngëtari i njohur i muzikës xhamajkane, Shaggy, ka treguar se ka refuzuar mundësinë e bashkëpunimit me Rihannën. Arsyeja është fare e thjeshtë.

Për të patur këtë mundësi, atij dhe artistëve të tjerë i duhet të kalonin një audicion dhe ai nuk ka pranuar.

“Ka njerëz shumë të mrekullueshëm të përfshirë në albumin ri, po për vete nuk mendoja se kisha nevojë të merrja pjesë në audicione. Po ja lë këtë djemve më të rinj”, ēshtë shprehur ai.

Kujtojmë se pas 4 vitesh, Rihanna do të kthehet më në fund me projekte të reja dhe me albumin e titulluar “R9”.