fbpx

Refuzon ofertën 100-milionëshe të PSG-së, Neymar do rikthimin tek Barcelona

5981991e27fa6b078377a727.jpg

Sulmuesi brazilian kërkon të kthehet tek Barcelona.

Aktualisht Neymar përfiton një pagë prej rreth 50 milionë eurosh në vit, të ndarë mes PSG-së dhe bankës së Katarit, që e ka zgjedhur si njeri imazh të spoteve publicitare, ndërsa Al Khelaifi i ka ofruar dyfishin për rinovimin.

Megjithatë braziliani është nostalgjik për periudhën që ka kaluar te Barcelona dhe kërkon rikthimin që këtë verë në “Camp Nou”, ndonëse e ka të qartë që katalanët nuk do t’i ofrojnë më shumë se 20 milionë euro pagë vjetore.

Megjithatë për të marrë Neymar, Barcelona do të duhet të derdhë një shifër prej rreth 180 milionë eurosh në arkat e Paris Saint Germain, shifër kjo shumë e lartë për spanjollët, sidomos tani pas krizës që ka shkaktuar pandemia globale Covid-19.

Drejtuesit e Barcelonës pritet të ulen me Leonardon për të studiuar një formulë transferimi ku të përfshihen disa lojtarë katalanë, mes të cilëve emra si Dembele apo Griezmann, që pëlqehen shumë në Paris.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303