fbpx

Refuzon të tregojë lejen e daljes, Policia arreston 20-vjeçarin, e rëndë çfarë mbante me vete

Një 20-vjeçar ka përfunduar në prangat e Policisë në zonën e Bulevardit të Ri në Tiranë. Forcat “Shqiponja” kanë arrestuar të riun, pasi nuk i është bindur urdhrit  të policisë, të cilët i kanë kërkuar ti paraqesë lejen e lëvizjes.

I riu ka tentuar që të largohet me biçikletë dhe më pas u arrestua, pasi gjatë kontrollit i janë gjetur dhe doza lëndësh narkotike me vete.

Policia sekuestroi lëndën narkotike dhe biçikletën, ndërsa i riu u shoqërua në polici.

Gjatë ditës së djeshme kryeministri Rama u shpreh i prerë se në rast se do të mendohet një plan masash që do u vijë në ndihmë personave që shkojnë në punë, dhe janë pjesa vitale e shoqërisë, njëherësh do të ashpërsohen dhe masat për të gjithë ata që i shkelin rregullat.

Duket se mes akteve që do të ndërmerren janë dhe ato për heqjen e lirisë, për të gjithë ata persona që nuk i binden urdhërave policore.