fbpx

Refuzuan të veshin uniformën, këngëtarja Pink ofrohet të paguajë gjobën: Po protestojnë kundra rregullave seksiste

5B5BB368-24B7-46CA-8A86-3E005103A1C4.png

Këngëtarja amerikane Pink është ofruar të paguajë gjobën e vënë për sportistet norvegjeze të hendbollit.

Skuadra norvegjeze u gjobit me 1500 euro nga ‘Federata Evropiane e Hendbollit’ (EHF) javën e kaluar, pasi vajzat nuk pranuan të visheshin me funde dhe bikini, por ishin të veshura me pantallona të shkurtra si lojtarët meshkuj. Kjo veshje ishte një shenjë proteste kundër uniformës “jo praktike”.

Kaq mjaftoi që këngëtarja Pink të ofrohej për të paguar gjobën dhe me anë të jë postimi në Twitter shprehet e lumtur.

Advertisement

‘Unë jam shumë krenare për ekipin norvegjez të hendbollit, pasi ato po protestojnë kundra rregullave tejet seksiste. Jam e lumtur që do të paguaj gjobat tuaja për ju. Vazhdoni kështu”,- shkruan Pink.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303