fbpx

Regjisori i njohur: Më kanë kërcënuar sot, ja mesazhi

Pas përfundimit të takimit me kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha, regjisori i njohur Edmond Budina ka folur për mediat e pranishme. Ai u shpreh se ky ishte një takim me të gjithë opozitën dhe se është i bindur se nuk do të lejonë që pasuria e popullit të vidhet nga një grup njerëzish.

Budina zbuloi se është kërcënuar sot nga profile anonime me foton e ‘Al Kapones’, ndërkohë që shtoi se me zjarrin që do të sulmojnë Teatrin, atyre do t’u digjen shtëpitë e tyre dhe pasuritë e tyre.

“Në sot kemi bërë një takim jo vetëm me qytetarët, por edhe me të gjithë opozitën. Jemi të bindur se momenti është deçiziv nuk mund të lejojmë që pasuria e popullit të vidhet nga një grup njerëzish. Sot më kanë ardhur kërcënime nga njerëzz anonime që në foto kishin ‘Al Kaponen’. Këto kërcënime ti mbajnë vetë! Me ne nuk do të lujanë më, sepse është e pamundur, se ne kemi 2 vite që protestojmë në mënyrën paqësore. Ato që do të sulmojnë në Teatrin, dhe zjarri që do të ndizet aty, ai zjarr do të djegë shtëpitë dhe pasuritë e tyre.”- tha Budina.