Reja nuk kursehet, pritet rotacion ndaj Francës (Formacioni i mundshëm)

Shqipëria do të luaj sot në stadiumin e ri kombëtar takim përmbyll të eliminatoreve euro 2020 kundër Francës. Kuqezinjtë e drejtuar nga Edoardo Reja do të përpiqet të koleksionojnë një rezultat historik si për të treguar se sfida me Andorrën ishte një rastësi dhe se potenciali i ekipit kombëtar është në gjendje për të befasuar qofte edhe kampionët e botës në fuqi.

Timonieri italian reja pritet ti besoj sërish modulit 3-5-2 por me disa ndryshime krahasuar me formacionin titullar në takimin me Andorrën. Dilemat nisin me portën edhe pse më i avantazhuar për të startuar nga minuta e parë mbetet Thomas Strakosha.

Sa i përket mbrojtjes me tre lojtarë, vendin të sigurt kanë Gjimshiti dhe Dermaku, ndërsa një mes Veselit dhe Ismajlit lufton për një fanellë titullari. Mesfusha pritet të pësojë një metamorfozë të plotë pasi Roshi, Ramadani, Ndoji dhe trashi do të lihen në stol dhe në vendin e tyre do të zbresin në fushën e lojës, Lenjani dhe Hysaj nga krahet si dhe Bare e Gjasula në qendër.

I vetmi merak i trajnerit italian është Qose apo Memushaj titullar. Gjendja jo e mirë fizike e vlonjatit , duket se e ka futur në dyshime Rejan. Sa i përket dyshes së sulmit do të jetë sërish Manaj dhe Balaj.

Ndërkohë, trajneri i gjelave të Francës, Didier Deschamps pritet të hedh në fushën e lojës formacionin më të mirë të mundshëm. Kampionët e botës në fuqi synojnë që të mbrojnë vendin e parë në Grupin H.