‘Reket’ në Maqedoninë e Veriut, Kryeprokurorja pritet të dëshmojë para hetuesve

janeva1-768x432.jpg

E dyshuara e tretë e rastit “Reket”, Katica Janeva e cila ndodhet në paraburgim në burgun hetues të Shutkës do të dalë ditën e sotme para prokurores Villma Ruskoska, për të dhënë dëshminë e saj në lidhje me rastin “Reket”.

Lajmi  konfirmohet nga mediat vendase. Ndërkohë gjatë ditës së djeshme i dyshuari i parë i rastit Bojan Jovanovski i njohur ndryshe si  “Boki 13” nuk pranoi të dëshmojë, pasi mbrojta e tij kërkoi të njihej me prova.

Arrestimi i i Janevës u përcoll me bujë të madhe në mediat vendase, ndërsa u hodhën hije dyshime për qeverinë e kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303