fbpx

Reklamë e papërshtatshme, “Dolce & Gabbanna” bojkotohet në Kinë

dolce-kina.jpg

Produktet e “Dolce & Gabbana” janë tërhequr nga faqet kineze të shitjeve “online”, pas një vale polemikash që shpërtheu si pasojë e një fushate reklamash të kësaj marke.

Kompania postoi këtë javë një video ku shfaqej një modele kineze që stërmundohej të hante makarona dhe pica me shkopinj. Fushata u akuzua se tallej me kulturën kineze. Polemikat rrezikojnë të nxjerrin “Dolce & Gabbana” nga një prej tregjeve më të mëdha luksoze të botës.

Personalitete të shumta kineze kanë kërkuar një bojkot të markës. Kriza u thellua edhe më shumë, kur mesazhe që duket se ishin shkruar nga njëri prej bashkëthemeluesve, Stefano Gabbana, që mbanin komente fyese për kinezët, u bënë virale.

Sidoqoftë, kompania kërkoi ndjesë, por tha se llogaritë e Gabbanës në Instagram ishin piratuar. “Ne nuk kemi asgjë tjetër veçse respekt për Kinën dhe popullin kinez”, shkruhej në një mesazh të kompanisë.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *