Rekord: Fermerët italianë rrisin qershinë më të madhe në botë

auto_7141625681150.jpg

Fermerët italianë kanë rritur qershinë më të mëdha në botë, e llojit “carmen”.

Kjo qershi është rritur nga toka e Piedmontit nga familja Rosso e cila njihet për kultivimin e qershive për më shumë se një shekulli.

“Për disa vjet kemi vërejtur se qershitë tona janë rekorde botërore të Guinnessit për madhësitë dhe këtë vit kemi vendosur t’i bëjmë gjërat si duhet kështu që kemi thirrur një panel ekspertësh”, ka thënë Alberto Rosso nga familja kultivuese.

Sipas The Guardian, qershia e madhe dhe e rëndë peshon 33.05 gram, kështu që thyen rekordin e një tjetër fermeri italian.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303