fbpx

Rekord i ri botëror/ 21 vjeçarja që ka vizituar 196 vende të botës

lexie5.jpg

Lexie Alford është vetëm 21 vjeçe dhe ka vizituar tashmë të gjitha 196 vendet e botës.

Një rekord i ri botëror. Më 31 maj, vajza nga Kalifornia vizitoi vendin e fundit që i mungonte, Korenë e Veriut. Lexie ka një blog të quajtur “Lexie Limitless”, ku ndan eksperiencat e saj në rrugëtimin rreth globit.

Lexie u bë personi më i ri në botë që ka qenë në të gjitha 196 vendet e botës. Ajo kaloi rekordin e James Asquith, i cili udhëtoi të gjitha vendet e botës deri  në moshën 24 vjeçare.

“Qëllimi im i fundit është t’ju tregoj njerëzve se bota nuk është një vend i frikshëm dhe çdo kulturë strehon dashamirësi pavarësisht nga paqëndrueshmëria politike”- shprehet Lexie në faqen hyrëse në blogun e saj. /real-news.tv/

lexie2 lexie3 lxie4
<
>
Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303