fbpx

Rekord rastesh me COVID-19 në Greqi, 6 viktima brenda 24 orëve të fundit

greqiaaa-2.jpg

Në Greqi autoritetet shëndetësore kanë njoftuar për 865 raste të reja me të infektuar me COVID-19.

Nga të dhënat e Ministrisë së Shëndetësisë bëhet e ditur se 331 raste janë në Atikë dhe 181 në Selanik. Numri i përgjithshëm i rasteve  që nga fillimi i pandemisë në vend ka shkuar në 27334.

Gjatë orëve të fundit 6 qytetarë nuk e kanë fitur betejën me virusin e rrezikshëm, duke e çuar në 534 numrin e viktimave në vend. 86 qytetarë po trajtohen me intubim. Mosha e tyre mesatare është 66 vjeç.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303