fbpx

Rekord rastesh në Greqi, brenda 24 orëve 4ë fundit humbin jetën 15 persona

Shifra të larta të infektuarish me COVID-19 janë regjistruar gjatë 24 orëve të fundit në Greqi.

Sipas raporteve të fundit këtë të enjte është shënuar një tjetër rekord negativ përsa i përket numrit të rasteve të reja ku janë konfirmuar 882 raste të reja dhe kanë humbur jetën 15 qytetarë.

Ndërkohë numri i përgjithshëm i të prekurve me Covid deri më tani në Greqi ka arritur në 28216 persona mes të cilëve 549 kanë humbur jetën.

Ndërkohë në orën 19:00 kryeministri Kyriakos Mitsotakis ka paralajmëruar një konferencë për mediat ku pritet që të shpallë dhe masat e reja kufizuese për qytetarët grekë.